Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ITALIA - E TRETA!

Italia mposht Holandën me përfundim dramatik, kryen e treta Ligën e Kombeve

Fotot: figc.it

Italia mposht Holandën me përfundim dramatik, kryen e treta Ligën e Kombeve


18 June, 2023 @16:50

Italia ka mbyllur edicionin 2022/23 të Ligës së Kombeve në vend të tretë, pasi që në përballjen për medaljen e bronztë të garës ka mposhtur Holandën në Enschede 2-3, pas 90 minutave lojë ku koha shtesë shkoi deri në minutën e 11 të saj për shkak të shikimeve të VAR-it dhe ndërprerjeve.

Chiesa

Dukej se Italia po shkonte sigurt drejt vendit të tretë kur e nisi duelin furishëm, duke marrë epërsinë 0-2 për 20 minutat e para të lojës. Mirëpo, në pjesë të dytë Holanda tregoi se s’ishte dorëzuar dhe luftoi deri në fund të saj, ndërsa kur në minutën e 90 të ndeshjes Gigi Wijnaldum shënoi për 2-3, në dhjetë minutat e mbetura tulipanët provuan kryesisht me krosime për të barazuar rezultatin dhe për të çuar ndeshjen në vazhdime, por që s’e arritën.

Me këtë, Holanda 2-3 Italia [Bergwijn 68’, Wijnaldum 89’ - Dimarco 6’, Frattesi 20’, Chiesa 72’] u bë rezultati përfundimtar i ndeshjes, ndërsa azzurrët e Roberto Mancinit u treguan mjaft kërkues gjatë ndeshjes, ku vrapimet e lojtarëve të rinj të sjellur nga selektori arsyetuan lojën e tyre.

Roberto Mancini

Në playoff të Ligës së Kombeve luajnë katër fituesit e Ligës A të Kombeve, ndërsa pasi që fituan gjysmëfinalet, Kroacia dhe Spanja do të ndeshen në finale (sonte, 20:45) për trofeun e parë të tyre të kësaj gare në histori. Deri tash Ligën e Kombeve e kanë fituar Portugalia dhe Franca. Ky është edicioni i tretë i saj.◼️

Kliko X për ta larguar reklamën dhe për të shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve