Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI I ITALISË ZGJEDH FRANCEZIN

Napoli zyrtarizon Rudi Garcian trajner

Napoli zyrtarizon Rudi Garcian trajner


15 June, 2023 @20:53

Përkundër pohimeve të shumta nga mediat italiane se Christophe Galtier është para marrëveshjes me Napolin, pak çaste më parë Napoli ka zyrtarizuar një trajner francez, por jo atë për të cilin flitej.

Trajneri i ri i Napolit është Rudi Garcia, që ka përvojë në futbollin italian derisa ka punuar me Romën në periudhën 2013-2016. Garcia 59-vjeç së fundi ka qenë trajner i Al-Nassrit në Arabinë Saudite, ndërsa para saj ka punuar në Ligue 1 të Francës, ku ka drejtuar Lyon, Marseille, Lille, Le Mans etj.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Champions League