FRANCEZI
Marcus Thuram zyrtarisht te Inter
2 July, 2023 @19:39
Skuadra e Interit ka zyrtarizuar pak më parë sulmuesin francez Marcus Thuram. Futbollisti i lindur në vitin 1997 do të vesh fanellën nerazzurre prej stinorit 2023/24 ndërsa katër vitet e fundit i kaloi te ekipi gjerman, Borussia Mönchengladbach.
Marcus është djali i ish-reprezentuesit të Francës dhe njohësit të mirë të Serie A-së, Lilian Thuram. Por, për dallim nga babai i tij, Marcus është golashënues e jo mbrojtës.
Pas stinorit të kaluar me 13 gola të shënuara dhe gjashtë asistime në Bundesligë, Marcus tashmë po nis aventurën me Interin në Serie A.◼️