Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PROBLEME NË BAYERN

Bayern suspendon Sadio Manén

Bayern suspendon Sadio Manén


13 April, 2023 @15:47

Përmes një njoftimi të shkurtër të botuar pak më parë, Bayern Munchen ka bërë të ditur se senegalezi Sadio Mané nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e së shtunës ndaj Hoffenheimit.

Kjo vjen për shkak të sjelljeve jo të mira të tija pas ndeshjes ndaj Manchester Cityt në Ligë të Kampionëve. Mané gjithashtu do të gjobitet për sjelljet e tij në këtë ndeshje, ka bërë të ditur në fund fcbayern.com.

Sipas disa informatave nga B/R, Mané ishte grindur me Leroy Sanén pas ndeshjes. Ndërkaq, DW Africa ka shkruar në njoftimin e botuar në Facebook se Mane ka grushtuar Sanen në zhveshtore pas ndeshjes dhe dyshja është dashur të ndahen nga bashkëlojtarët për të qetësuar situatën.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League