Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DISFATË E RËNDË

Hertha Berlin mposhtet në goleadë, pranë rënies nga Bundesliga

Hertha Berlin mposhtet në goleadë, pranë rënies nga Bundesliga


12 May, 2023 @22:46

Hertha Berlin përkundër një përmbysjeje që bëri sonte ndaj Kolnit, nuk ka arritur të mbijetojë më shumë sesa pjesa e parë e ndeshjes, pasi që brenda 45-minutave humbi epërsinë e arritur kurse në pjesë të dytë ra nga loja për tu mposhtur 5-2 [Selke 8, Hubers 39, 69, Skhiri 43, Huseinbasic 81 - Tousart 18, Jovetic 33].

Përkundër se përmbysën prej 1-0 në 1-2, ekipi i Pal Dardait (dikur, ish-lojtar i ekipit) që në pjesë të parë ra nga loja me 3-2 dhe në fund pësoi thellë, për të bërë mbijetesën tepër të vështirë. Në dy xhirot e mbetura ata do të duhet patjetër të fitojnë dhe të shpresojnë që Bochum, Stuttgart e Schalke të mos fitojnë.

Tash, Hertha e fundit në renditje (18) ka 25 pikë nga 32 ndeshje, ndërsa tri ekipet mbi te që kanë një ndeshje më pak kanë Bochum (28), Stuttgart (28), Schalke (30) pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga