Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A PO SHKON DREJT NGRITJES?

Donis Avdijaj në FC Zurich

Donis Avdijaj në FC Zurich


15 June, 2023 @15:45

Ish-reprezentuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, do të rikthehet te ekipi i parë i Zurich, ka bërë të ditur vet klubi zviceran sot. Pas përfundimit të marrëveshjes së huazimit me ekipin austriak TSV Hartberg, ku Avdijaj në 16 ndeshje dha shtatë gola dhe bëri pesë asistime, ai kthehet te ekipi i tij amë. Avdijaj 26-vjeçar pati një rënie të madhe në karrierë pas largimit nga Schalke, ndërsa tash po fillon ringritjen e tij përsëri. Avdijaj prej vitit 2018 deri në vitin 2022 ka ndërruar tetë ekipe nga vende të ndryshe në kategori të ndryshme. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga