Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FREIBURGU ELIMINON BAYERNIN NË "ALLIANZ"

Freiburgu lë Bayernin e Tuchelit jashtë Kupës gjermane

Freiburgu lë Bayernin e Tuchelit jashtë Kupës gjermane


5 April, 2023 @0:14

Penalltia e Lucas Hoflerit në minutën e pestë të kohësh shtesë të ndeshjes i ka dhënë fitoren 1-2 Freiburgut në Kupë të Gjermanisë, ndërsa ka lënë Bayernin e Thomas Tuchelit jashtë garës.

Freiburg ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë me fitore, ndërsa Bayern që kishte epërsinë fillestare në ndeshje, në fund është eliminuar nga gara dhe kështu trajneri i ri i bavarezëve Tuchel që në ndeshjen e dytë të tij me ekipin, ka mbetur jashtë në njërën nga tri garat për trofe që i kishte kur mori detyrën.

Thomas Tuchel

Bayern 1-2 Freiburg [Upamecano 19 - Hofler 27, Holer 90+5pen.]

Freiburgu po përjeton stinorët më të mira, ndërsa sa për statistikë, ekipi deri në dy vite më parë ka qenë vetëm njëherë në histori në finale të Kupës - e vetëm në dy stinorët e fundit, dy herë radhazi po bëhet pjesë e gjysmëfinales së garës!

Kliko X për ta larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga