Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT KROACISË

Leon Dajaku - zyrtarisht te Hajduku i Splitit

Leon Dajaku - zyrtarisht te Hajduku i Splitit


27 June, 2023 @16:52

Futbollisti Leon Dajaku, është lojtar i ri i Hajdukut të Splitit në HNL-1, ndërsa ai ka nënshkruar kontratë të gjatë deri më qershor të vitit 2027 me të bardhët nga Dalmacia.

Dajaku, që do të mbajë fanellën me numër 22 në ekipin e “torcidave” të Splitit, së fundi ka qenë pjesë e Sunderlandin ndërsa më parë ka luajtur për St Gallen, Union Berlin dhe ekipin e të rinjve të Bayernit dhe Stuttgartit.

Leon Dajaku

Dajaku 22-vjeç është lojtar që luan në disa pozita sulmuese, ndërsa si i lindur në Gjermani ai tash dëshiron që të përjetojë ngritje në karrierë me ekipin e dytë më të madh kroat. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga