Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAMPIONI D'ITALIA - PAS 33 VITESH FITOJNË FITULLIN

Napoli edhe zyrtarisht kampion!

Napoli edhe zyrtarisht kampion!


4 May, 2023 @22:45

Më në fund u arrit edhe zyrtarisht. Atë që e prisnin shumë gjatë xhiros së kaluar ndodhi sonte, në Udine, por ka qenë Victor Osimhen, golashënuesi më i mirë i skaudrës dhe i Serie A-së që përsëri i ka dalë në ndihmë ekipit - për ta dhënë golin e barazimit të aq kërkuar, ashtu që napolitanët edhe matematikisht të sigurojnë titullin kampion - Scudetto.

Arritje e jashtëzakonshme kjo nga djelmoshat e drejtuar nga Luciano Spalletti, ndërsa në mesin e tyre meritat e veta i ka edhe futbollisti i Kosovës që pjesën më të madhe të stinorit ka qenë qendërmbrojtës standard i ekipit - Amir Rrahmani. Kjo është arritja më e madhe e një futbollisi të reprezentacionit të Kosovës që luan në njërën nga TOP-5 ligat evropiane të futbollit.

Me barazimin e sontëm, Udinese 1-1 Napoli [Lovric 13 - Osimhen 52] Napoli ka arritur kuotën e 80 pikëve, 16 më shumë sesa ndjekësi i parë Lazio, që ka 64 pikë, kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund të stinorit 2022/23 në Itali. Kujtojmë, ky është titulli i parë i kampionit për Napolin që prej stinorit 1989/90, ndërsa gëzimi i madh dhe festa do të jetë e gjatë aty, kurse futbollistët e këtij stinori do të mbesin në përjetësi në këtë qytet - për të cilin futbolli ka një kuptim tjetër.

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A