Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I RADHËS

Juventusit, përsëri i hiqen pikët - tash 10!

Juventusit, përsëri i hiqen pikët - tash 10!


22 May, 2023 @21:12

Juventusit i janë minusuar dhjetë pikë në Serie A, pasi që Prokuroria Federale dha verdiktin e fundit për skandalin lidhur me të ardhurat në kapital. Bianconerët janë shpallë fajtor për ngritje artificiale të shumave të fituara nga transferi për të ngritur të ardhurat, duke bërë efektivisht që të duken me asete më të mëdha sesa që posedonin në realitet.

Kështu, prej 69 pikëve sa i kishin paradite, Juventus pasditen e gjeti me 59 pikë, për të rënë në pozitën e shtatë të renditjes tabelare. Kjo është hera e tretë që Prokuroria e Federatës është marrë me këtë çështje. Më parë, prokurori Chine kërkoi që klubit t’i hiqen 9 pikë, ndërsa gjyqi vendosi për 15. Pas ankesës, 15 pikët u kthyen, për tu rivendosur në 10 sot!

Juvenetus


 
Të gjitha lajmet nga Serie A