HAP DREJT FINALES
Interi kreu punë shpejt ndaj Milanit!
10 May, 2023 @22:54
Gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, derbi Della Madoninna, por Inter kreu punë shpejt duke shënuar dy herë brenda 11 minutave lojë, për të marrë avantazhin dygolësh për ndeshjen e kthimit në derbin lokal të qytetit të Milanos, që luhet në të njëjtin stadium.
Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan shënuan për Interin, ndërsa i sollën fitoren ekipit të Simone Inzaghit për të bërë hap të madh drejt finales së Ligës së Kampionëve, pasi që rossonerëve të Stefano Piolit i duhet punë koxha e madhe për të neutralizuar dhe për të përmbysur epërsinë e sotme, Milan 0-2 Inter [Dzeko 8, Mkhitaryan 11].
Milan edhe pse u këndell në pjesë të dytë, u vërejt mungesa e madhe e Rafael Leaos së lënduar derisa nuk arrinin assesi ta gjenin rrugën për gol. Më së afërmi për të shënuar ishte Sandro Tonali.
Në anën tjetër, goli i tretë i Interit dukej i mundshëm, por Dzeko nuk arriti ta kalojë Mike Maignanin edhe njëherë. Pas gjashtë ditësh, Milan do të duhet të luaj shumë-shumë më mirë ashtu që të kërkojë mundësinë për finalen e Ligë së Kampionëve, për t’i dalë përballë Real Madridit ose Manchester Cityt në finale.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për të shikuar golat e ndeshjes
Armeni Henkrik Mkhitaryan u bë lojtar i ndeshjes nga Liga e Kampionëve, ndërsa në përshkrimin e shkurtër për të në përballjen ndaj rossonerëve është thënë: Mkhitaryan jo vetëm që shënoi, ai ka qenë i palodhshëm në mesfushë. Ai bashkëpunoi jashtëzakonshëm me Çalhanoglun duke u mbrojtur dhe duke bërë presion në mesfushë. Pasimet e tija ishin të sakta dhe ai lexoi lojën shkëlqyeshëm.
NOTAT E FUTBOLLISTËVE (via Eurosport):
AC Milan: Maignan 7, Calabria 5, Kjaer 5, Tomori 5, Hernandez 4, Tonali 5, Krunic 4, Bennacer 5, Saelemaekers 4, Diaz 4, Giroud 4. Rez.: Messias 5, Thiaw 5, Origi 5, Pobega 6, Kalulu 5.
Inter Milan: Onana 6, Dunfries 6, Darmian 7, Acerbi 6, Bastoni 7, Dimarco 8, Barella 7, Calhanoglu 7, Mkhitaryan 7, Martinez 6, Dzeko 8. Rez.: Brozovic 6, Lukaku 6, de Vrij 6, Correa 6, Gagliardini 6.