Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit


30 July, 2023 @19:44

Sipas raporteve nga mediat e ndryshme, si përmbledhje Football Italia ka bërë të ditur se Inter është në bisedime të avancuara për rikthimin e sulmuesit italian Gianluca Scamacca në Serie A.

Scamacca që në verën e kaluar la Sassuolon për të shkuar në Premier Ligë, ashtu që të bëhet pjesë e West Ham Unitedit, po shikon mundësinë për tu kthyer në Itali.

Kjo, thuhet të jetë kërkesë e Simone Inzaghit, i cili kërkon një sulmues që do të përkrahë dyshen Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram te Interi. Pasi që Edin Dzeko shkoi drejt Fenerbahçes, ndërsa marrëdhëniet me Romelu Lukakun janë prishur dhe belgu nuk pritet të qëndrojë te nerazzurrët, atëherë Scamacca është parë si zgjidhje ideale për 3-5-2-shen e preferuar të Inzaghit.

Scamacca 24-vjeç kaloi në verën e kaluar prej Sassuolos te West Ham United për 36-milionë euro.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Premier League