FIDAN ALITI NË TURQI
Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor
25 July, 2023 @11:58
Skuadra turke që garon në Superligë të atjeshme, Alanyaspor, ka zyrtarizuar sot stoperin e kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti. Futbollisti që deri tash ka qenë pjesë e Zurichut ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ekipin turk.
“Jam i lumtur që kam arritur marrëveshjen. I kam të qarta objektivat e klubit dhe do të bëj gjithçka në mundësitë e mia që ekipi të shkojë në rrugë të mirë dhe t’i gëzojmë tifozët,” ka thënë Aliti me rastin e prezantimit për faqen zyrtare të klubit portokallezi nga Alanya mesdhetare.
Aliti 29-vjeç është i rregullt në kombëtaren e Kosovës, ndërsa ai disa herë ka luajtur pos qendërmbrojtësit edhe si mbrojtës krahu. Aliti pos Zurichut, ka qenë më parë edhe pjesë e Kalmarit suedez si dhe e Skënderbeut të Korçës e Slaven Belupos kroate. ◼️