Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - PEJA

Vëllaznimi mposhtë Pejën, e nis sezonin me fitore

TOPSPORTI / ARKIV

Vëllaznimi mposhtë Pejën, e nis sezonin me fitore


14 September, 2024 @19:14

Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Superligës në basketboll, Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Pejës.

Ndeshja në fjalë përfundoi 73-65 në të mirë të gjakovarëve.

Gjakovarët ishin në epërsi përgjatë gjithë ndeshjes, me përjashtim të fundit të çerekut të parë, të cilin e fituan pejanët. Në fund, ndeshja u mbyll me epërsi 8 pikëshe të Vëllaznimit.

TABELA AKTUALE

Shizz Alston me 28 pikë ishte koshashënuesi më i mirë i gjakovarëve sonte, ndërsa vlen të përmendet qendra Jason Jitoboh që ndeshjen e mbylli me plot 7 bllokada krahas 13 pikëve e 13 kërcimeve.

Te pejanët më i miri sonte ishte Shahade Wells me 18 pikë.

 

Xhiron që vjen, Vëllaznimi i shkon Bashkimit, kurse Peja e pret Prizrenin në “Karagaç”.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga