Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJTARI I TREPÇËS, MË I MIRI I FINALES

Desmond Cambridge Jr — MVP i finales së Superkupës

Foto: FBK

Desmond Cambridge Jr — MVP i finales së Superkupës


11 September, 2024 @23:17

Basketbollisti amerikan i Trepçës, i ardhur këtë verë në ekip, Desmond Cambridge Jr është përzgjedhur MVP i finales së Superkupës së Kosovës nga FBK, në përballjen ku Trepça mposhti Prishtinën me 16 pikë dallim 89-73 për të fituar trofeun në fund.

Cambridge Jr në finale luajti 20 minuta duke shënuar 15 pikë, 2 asistime e 4 kërcime, ndërsa kishte edhe 5 topa të rrëmbyer nga kundërshtari që ia rritën indeksin e efiçencës atij për t’ia siguruar me statistika pozitën e më të mirit në ekipin e tij.

Basketbollisti në fjalë shutoi 2/7 për tre pikë, 4/5 për dy, ndërsa 1/2 nga gjuajtjet e lira.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga