Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI I GJYSMËFINALEVE TË SUPERKUPËS

Nga gjysmëfinalet, dënime vetëm për teknike!

Foto: FBK

Nga gjysmëfinalet, dënime vetëm për teknike!


11 September, 2024 @10:45

Pas përfudimit të ndeshjeve gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, ku Prishtina mposhti Pejën, ndërsa Trepça Yllin KG i FBK-së nuk ka pasur shumë punë. Situata në parket përgjithësisht ka qenë në rregull, ndërsa dënimet e vetme janë shqiptuar për gabime teknike dhe atë vetëm në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, ku trajneri i Trepçës është dënuar me 150 euro, dhe ai i Yllit me 300 euro.

Adis Beciragicit i është shkruar dënimi për shkelje të Nenit 52.4, sjellje josportive, ndërsa John Owens i Yllit sipas nenit të njëjtë, me dy gabime teknike për ndëshkim të bankës së lojtarëve të tij.

Sa i përket shikuesve, FBK në raport ka shkruar se përballjen Prishtina - Peja e kanë përcjellë në palestër rreth 500, kurse atë Trepça - Ylli rreth 1 mijë shikues.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga