Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI I ÇEREKFINALEVE TË SUPERKUPËS

KB Peja dënohet me 1’000€ pas çerekfinales

Fotot: FBK

KB Peja dënohet me 1’000€ pas çerekfinales


9 September, 2024 @13:58

FBK ka publikuar një ditë pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale të Superkupës Informatorin për këtë fazë të garave, ndërsa nga klubet është dënuar vetëm KB Peja.

Ekipi verdhezi i drejtuar nga Rami Hadar për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre në palestër në përballje me Prizrenin, është gjobitur me 1 mijë euro.

Dënimi i Pejës është dhënë sipas Nenit 51.16 të PG-së. Kjo, pasi që tifozëria e tyre kishte shkaktuar ndërprerje të përkohshme të ndeshjes, pas ofendimeve në kor.

Dënimi është i bazuar në Nenin 51.6 të PG-së që thotë: Animi dhe sjellja josportive apo sharja në kor e shikuesve ndaj ekipeve, gjyqtarëve, lojtarëve, personave zyrtarë të ekipeve, personave zyrtarë të ndeshjes, policisë, sigurimit, institucioneve, FBK, etj. Derisa 51.16 thotë: Nëse ndonjë apo disa nga ngjarjet e lartpërmendura shkakton ndërprerje të përkohshme të ndeshjes e cila mund të vazhdohet, shqiptohet vetëm ky dënim.

Pos Pejës, asnjë ekip tjetër nuk është dënuar, derisa gjobat tjera janë shqiptuar për gabime teknike dhe sjellje josportive ku të dënuar janë: Erjon Kastrati (TRE) 50 euro, Visar Ejupi (VËL) 100 euro, Branimir Pavic (VËL) 300 euro, Rilind Krasniqi (PRZ) 50 euro, Arbnor Rifati (PRZ) 150 euro.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga