Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E SUPERKUPËS SË KOSOVËS

Sonte për trofe: Prishtina apo Trepça?

Sonte për trofe: Prishtina apo Trepça?


11 September, 2024 @10:38

Prej orës 20:00 sonte në “Sezai Surroi” të Prizrenit luhet finalja e turneut të Superkupës së Kosovës në basketboll, ku takohen Prishtina dhe Trepça. Mitrovicasit që kanë fituar gjithçka në stinorin e kaluar, dëshirojnë t’ia shtojnë vetes edhe një trofe në vitrina para fillimit të stinorit 2024/25 të Superligës. Ndërkaq, Prishtina dëshiron t’i thotë mjaft kundërshtarit që ka një seri të fitoreve ndaj tyre prej 12 ndeshjesh në të gjitha garat!

Prishtina kaloi Vëllaznimin dhe Pejën përkatësisht në çerekfinale dhe gjysmëfinale, për të siguruar finalen, derisa Trepça kapërceu Borën fillimisht pastaj edhe Yllin për të siguruar ndeshjen për trofe. Dyshja, kanë pasur në PG të FBK-së të ndaluar shortimin para finales në këtë turne, për shkak se bardhekaltërit ishin finalistë të Kupës, ndërsa të gjelbërit fitues të titullit kampion.

Te të dyja ekipet deri tash më të dalluar kanë qenë të huajt dhe mbetet të shihet se sonte cila skuadër do ta bëj hapin përfundimtar në duelin final për të festuar trofeun e Superkupës. Prishtina po drejtohet nga turku Murat Bilge, ndërkaq Trepça vazhdon me Adis Becirigacin që tashmë është bërë trajneri i dytë më i trofeshëm në Kosovës pas Arben Krasniqit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga