Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARDHEKALTËRIT FITOJNË!

Prishtina në finale! Eliminon Pejën

Prishtina në finale! Eliminon Pejën


9 September, 2024 @18:58

Me një paraqitje të fortë në çerek të fundit të ndeshjes, Prishtina ka arritur të mposht Pejën që ishte më e mirë në çerekun e parë dhe të tretë, por plotësisht dështoi në të fundit, që ia nisi me 12-0 për bardhekaltërit.

Në fund, Prishtina kaloi në finale të Superkupës së Kosovës me fitore 91-80, që në periudhën e fundit të ndeshjes bëri dallimin kryesor me 25-13.

Me nga 24 pikë, më efikasit te Prishtina kanë qenë Rashad Williams dhe Jalen Moore. Por, ka qenë Damiree Burns që kreu lojën me double-double prej 15 pikëve dhe 10 kërcime duke bërë edhe 5 asistime shtesë në ndeshjen që çoi ekipin e Murat Bilges në finale.

Te Peja, u dalluan Jawaun Daniels dhe Shahada Wells. I pari dha 21 i dyti 16 pikë e 7 asistime, por nuk mjaftuan për të çuar ekipin e Rami Hadarit në finale.

Më 11 shtator Prishtina pret në finale fituesin e duelit të sontëm Trepça-Ylli.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga