Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKASIT ELIMINOJNË PRIZRENASIT NË TERREN TË TYRE

Ylli fiton derbin ndaj Bashkimit, siguron gjysmëfinalen

Ylli fiton derbin ndaj Bashkimit, siguron gjysmëfinalen


8 September, 2024 @21:56

Ylli është gjysmëfinalisti i fundit i Superkupës së Kosovës në basketboll që po mbahet në Prizren, ku sonte mposhti Bashkimin me 4 pikë dallim për të siguruar pjesëmarrjen në 4-shen më të mirë të turneut.

Përndryshe, Prizreni si qytet organizator pa sot të dyja ekipet nga qyteti të eliminohen që në çerekfinale të garës dhe nuk do të ketë pjesëmarrës tutje në Superkupë!

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Bashkimit. Ekipi i drejtuar nga Dragan Radulovic kaloi 20 minutëshin e parë të ndeshjes 27-34. Por, rikthimi i suharekasve ishte i jashtëzakonshëm në çerek të tretë të ndeshjes. Me 20-10 Ylli përmbysi Bashkimin në periudhën e tretë të lojës për të marrë epërsinë dhe për ta mos lëshuar deri në fund të ndeshjes për ta fituar atë, 67-63.

Bashkimi në fakt dy herë barazoi rezultatin në çerek të fundit, por asnjëherë s’arriti të bëj hapin e daljes në epërsi për të motivuar tërë ekipin! Prizrenasit barazuan së pari në 57-57 me treshen e Smithit 4.38 minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa Smith edhe njëherë doli në skenë për të barazuar në 59-59 kur kishin mbetur edhe 2.39 minuta deri në fund. Nuk mjaftoi. Ylli me pikët e Rohlerit dhe Morinës bëri dallimin në fund për fitore.

Te ekipi i drejtuar nga John Owens, më efikasi sonte ka qenë Christian Rohler me 15 pikë të shënuara. 14 i dha kapiteni i ekipit Gëzim Morina, që bëri edhe 4 asistime e 7 kërcime në proces. Këta ishin lojtaërt e vetëm me pikë dyshifrore sonte te Ylli, derisa Lis Shoshi ndeshjen e përfundoi me 7 pikë, e Malcolm Armstead me 9 të shënuara, duke bërë edhe 9 asistime, e 5 kërcime për të treguar cilësinë dhe përvojën e madhe të tij.

Mack Smith me 23 pikë ishte më efikasi te Bashkimi, ndërsa Maliek White me 15 pikë ishte lojtari tjetër që dha pikë dyshifrore në skuadër. Të huajt e vendorët tjerë nuk kaluan shifrën e 5-6 pikëve të shënuara!

Me këtë përballje, Ylli i bashkohet Trepçës, Prishtinës dhe Pejës në gjysmëfinale, ndërsa Bashkimi eliminohet nga gara.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga