Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKODËR

Robert Shestani rikthehet te Vllaznia

Foto: FIBA

Robert Shestani rikthehet te Vllaznia


4 September, 2024 @15:37

Vllaznia e Shkodrës ka rikthyer në radhët e veta lojtarin me përvojë, Robert Shestani. Klubi në fjalë ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin 31 vjeçar që luan në pozitën e organizatorit dhe që në stinorin e kaluar është bërë kampion me Besëlidhja Basketin.

Në stinorin e kaluar, Shestani ka pasur mesatarisht 21.1 minuta për ndeshje te Besëlidhja, ndërsa ka shënuar 8.7 pikë, 3.3 asistime dhe 2.4 kërcime për ndeshje në kampionatin shqiptar të basketbollit. Ai ka bërë karrierë edhe në Kosovë, duke luajtur së fundi për Vëllaznimin e Gjakovës, disa stinorë më parë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike