Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP @ LIGA UNIKE

Darnell Edge (Trepça) - MVP i Final 8 të Ligës Unike

Darnell Edge (Trepça) - MVP i Final 8 të Ligës Unike


1 April, 2024 @0:39

Basketbollisti i Trepçës, Darnell Edge, padiskutueshëm u bë MVP i Final 8 të Ligës Unike. Ai pos që u tregua vendimtar në përballjen finale, ka shënuar edhe të nëntë pikët e fundit të Trepçës në momentet e fundit të lojës, për t’ia sjellë për herë të parë ekipit mitrovicas trofeun e kampionit të Ligës Unike.

Përndryshe, 26 vjeçari Edge përballjen finale ndaj Yllit e luajti me 25 pikë të shënuara, bëri 2 asistime dhe 3 kërcime në fitoren e ngushtë, 66-67. Gjithashtu, në 3 minutat e fundit të ndeshjes, koshashënues i vetëm i Trepçës ka qenë Edge!


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike