Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE ME MUND!

Prishtina në lojë dramatike, siguron gjysmëfinalen - eliminon Besëlidhjen

Foto: KBPrishtina/ fb

Prishtina në lojë dramatike, siguron gjysmëfinalen - eliminon Besëlidhjen


28 March, 2024 @22:09

Është vendosur në sekondat e fundit, ndërsa loja më interesante e çerekfinaleve të Ligës Unike ka qenë ajo e fundit ku Besëlidhja e Lezhës çoi deri në fund rivalitetin me Prishtinën, që kishte mungesa të theksuara në ekip.

Në fund, Prishtina fitoi duke u rikthyer në pjesë të dytë të ndeshjes, ndërsa Eldi Hysa i Besëlidhjes edhe pse pati rastin të barazojë nga gjuajtjet e lira, njërën nuk e shënoi dhe bardhekaltërit e kryeqytetit të Kosovës siguruan gjysmëfinalen, 79-80.

Diamond Stone me 26 pikë dhe Donte Clark me 23 pikë kanë qenë më efikasit te Prishtina në fitore, ndërsa me 13 pikë e 11 kërcime lojën e kreu Shaheed Davis.

Juljan Hamati me 24 pikë e 17 kërcime ka qenë më i dalluari te Besëlidhja e drejtuar prej A. Bilallit, ndërsa me 15 pikë u dallua Philbert ëeeks.

Fitorja bën që Prishtina të kalojë në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike, ku do t’i delë përballë Trepçës. Besëlidhja, që është lidere e kampionatit në Shqipëri, u eliminua nga gara.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike