Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE PEJA - PA PROBLEME

Kthehet Shoshi, Peja mposht Teutën kalon në gj’finale

Kthehet Shoshi, Peja mposht Teutën kalon në gj’finale


28 March, 2024 @17:37

Peja ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës Unike duke e mposhtur Teutën sot në çerekfinalen e tretë me radhë të Final 8 të garës. Kampionët e Kosovës kanë fituar ndeshjen me afro 45 pikë dallim, 122-78. Vetëm në çerek të parë Peja i shënoi 45 pikë në koshin e durrësakëve dhe këtu mori fund gjithçka sa i përket fituesit, ndërsa loja vazhdoi sa për tu kryer dhe për taktizime të ndryshme të trajnerëve.

Me 29 pikë, 6 asistime e 14 kërcime, Justin Davis ka qenë më efikasi te Peja, ndërsa me 19 pikë luajti Larry Thomas. Lajm i mirë për Pejën është rikthimi i Lis Shoshit nga lëndimi, që në afro 12 minuta lojë dha 3 pikë dhe bëri 1 asistim e 1 kërcim në fitore. Te durrësakët Patrick Bacon ka qenë më efikasi me 27 pikë të shënuara e 7 asistime të regjistruara, por arritur të ndikojë në rezultat të ekipit të drejtuar nga malazezi Nikola Milatovic.

Fitorja, bën që Peja të sigurojë gjysmëfinalen e garës dhe aty do të ndeshet me Yllin në gjysmëfinale. Kujtojmë, këto dy skuadrat janë fitueset e vetme deri tash të Ligës Unike dhe njëra do të eliminohet në rrugëtimin drejt finales - dhe mundësisë për ta fituar për herë të dytë Ligën Unike, nesër. Dueli gjysmëfinal, Peja - Ylli, luhet nesër në “Flamurtari” të Vlorës me fillim prej orës 16:00.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike