Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME DOMINIM TË PLOTË

Trepça demolon Kamzën, siguron gjysmëfinalen

Trepça demolon Kamzën, siguron gjysmëfinalen


27 March, 2024 @17:40

Lehtë, pritshëm dhe me dominim të plotë, Trepça - ekipi më në formë në basketbollin shqiptar - ka kaluar çerekfinalen e Final 8 të Ligës Unike, duke e mposhtur Kamzën në duelin hapës të turneut në “Flamurtari” të Vlorës.

Mitrovicasit kanë dominuar që prej çerekut të parë, ndërsa në të dytin dhe tretin nuk kanë lejuar kundërshtarin që të shënojë as pikë dyshifrore, për të fituar ndeshjen 90-46!

Me 17 pikë të shënuara, Erjon Kastrati ka qenë koshashënuesi më i mirë i Trepçës në këtë ndeshje, ndërsa 16 të tjera me 7 asistime i dha Darnell Edge. Brandon Edwards shënoi 12 pikë, krahas 4 asistimeve e 8 kërcimeve.

Te Kamza e drejtuar nga Eni Llazani vetëm Jonathan Namdar ka shënuar pikë dyshifrore duke dhënë 15 pikë për ekipin.

Fitorja, bën që Trepça të sigurojë gjysmëfinalen e Final 8 të Ligës Unike, ndërsa aty pret fituesin e përballjes Prishtina-Besëlidhja.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike