Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMZA - PEJA

Peja shumë e fortë për Kamzën

Foto: ligaunike

Peja shumë e fortë për Kamzën


Teksti: ligaunike

16 November, 2022 @20:17

Peja ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket në udhëtim me rezultat 74:98 (18:25, 15:24, 21:24, 20:25), në xhiron e parë të Ligës Unike.

Pejanët ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar, duke regjistruar fitoren e parë në këtë edicion, kurse Kamza pësoi humbjen e parë.

Verdhezinjtë e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej tetë pikësh, 13:21, ndërsa e fituan çerekun e parë 18:25. Mysafirët ruajtën epërsinë në periudhën e dytë, ku në tre minutat e fundit nuk lejuan vendasit të shënojnë pikë dhe u shkëputën në 33:49, sa ishte rezultati i pjesës së parë.

Kampionët e Ligës Unike vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku menaxhuan epërsinë e krijuar dhe e thelluan atë, për të triumfuar në fund 74:98.

Xander Bowers u dallua te Kamza me 21 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime, kurse te Peja u dallua Taylor Adway me 11 pikë e 11 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike