5 EKIPE KANË NDESHJE
Mesjavë e ngjeshur për ekipet e Superligë në LU dhe BIBL
15 November, 2022 @10:53
Mesjava do të jetë e ngjeshur për pjesën më të madhe të Superligës së Kosovës, derisa ligat përkatëse kanë bërë gati orarin e ndeshjeve, e duelet që pritet të zhvillohen nesër e pasnesër pritet të jenë interesante.
Katër skuadra kosovare do të ndeshen me ato shqiptare në kuadër të Ligës Unike, nesër dhe pasnesër, ndërsa njëra luan në Ligën Ballkanike.
Kështu, radhazi të mërkurën (16 nëntor) janë dy duele ku Peja udhëton për ndeshje ndaj Kamzës (18:00), ndërsa Ylli pret Tiranën në të njëjtën ditë në përballjen që nis prej orës 19:00.
Ndërkaq të enjten (17 nëntor) Trepça pret Teutën në Minatori prej orës 19:00, ndërsa Ponte Prizreni udhëton për tu ndeshur ndaj Apollonisë (17:00) të njëjtën ditë.
Në anën tjetër, Bashkimi që ka emëruar trajner të ri më 17 nëntor pret Budivelnykun e Ukrainës në kuadër të BIBL në Sezai Surroi. Të dyja skuadrat kanë humbur ndeshjet e para të tyre, Bashkimi nga Milenijum ndërsa Budivelnyk nga Peja.
E mëkurë, 16 nëntor:
LU: 18:00 Kamza - Peja
LU: 19:00 Ylli - Tirana.
E enjte, 17 nëntor:
LU: 17:00 Apollonia - Ponte Prizreni
LU: 19:00 Trepça - Teuta
BIBL: Bashkimi - Budivelnyk. (ora e ndeshjes nuk është botuar as në BIBL e as nga faqja e Bashkimit).
Gjendjet e ekipeve (fitore-humbje):
LU: Ponte Prizreni 1-0, Peja 0-1. Të tjerat ende nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje.
BIBL: Bashkimi 0-1, Budivelnyk 0-1.