Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PONTE PRIZRENI

Kevin Baker lirohet nga skuadra

Kevin Baker lirohet nga skuadra


14 November, 2022 @13:41

Basketbollisti amerikan i KB Prizrenit, Kevin Baker, është ndarë me ekipin e tij. Njoftimin e ka bërë të ditur skuadra e Ponte Prizrenit, ndërsa ekipi ka shkruar se ndarja ka ardhur me marrëveshje të dyanshme.

“Me marrëveshje të dyanshme, nga sot lojtari Kevin Baker nuk do jetë pjesë e skuadrës tonë. Baket ka zhvilluar gjithsej nëntë lojë te Ponte Prizreni. E falenderojmë atë për kontributin dhe i dëshirojmë suksese në karrierë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i ekipit bardhezi nga Prizreni.

KB Prizreni që drejtohet nga trajneri Arbnor Rifati aktualisht ka bilanc 4-5 në Superligë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa mbrëmë pësoi humbjen e pestë të stinorit në derbin lokal ndaj Bashkimit.

Përndryshe, Baker 27-vjeçar në ndeshjet e zhvilluara me ekipin e tij ka arritur mesatare prej 5 pikëve për ndeshje dhe 3.9 kërcimeve për ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike