Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIM I FUNDIT

Ylli-Tirana, nuk zhvillohet nesër!

Foto: fibaeuropecup

Ylli-Tirana, nuk zhvillohet nesër!


15 November, 2022 @21:47

Kampioni i Kosovës Ylli përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë ka bërë të ditur se përballja e parë e tyre e këtij stinori në kuadër të Ligës Unike ndaj Tiranës, nuk do të zhvillohet.

Dueli Ylli-Tirana ishte paraparë që të luhet nesër mbrëma në 13 qershori të Suharekës. Mirëpo, “për shkaqe organizative” kjo ndeshje nuk do të zhvillohet ka bërë të ditur Ylli, duke mos dhënë detaje tjera.

“Ju njoftojmë se ndeshja e paraparë për nesër kundër KB Tirana në Ligën Unike për shkaqe organizative nuk do të zhvillohet,” ka shkruar njoftimi i KB Ylli.

“Nuk zhvillohet” nuk ka dhënë saktësi se a është shtyer ndeshja, apo nuk do të luhet fare, do të anulohet.

Sa i përket ekipit tiranas, ata as nuk kanë lëshuar ndonjë njoftim lidhur me Ligën Unike së fundi. Ekipet nga Shqipëria janë shumë më të dobëta në organizim sesa ekipet nga Kosova.

Në anën tjetër, faqja zyrtare e Ligës Unike nuk ka lëshuar asnjë njoftim lidhur me moszhvillimin e ndeshjes!

Përndryshe, Liga Unike e femrave ka nisur normalisht, ku të gjitha ekipet e vajzave janë ndeshur me njëra-tjetrën në xhiron e parë sipas orarit të planifikuar!


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike