APOLONIA - PRIZRENI
Prizreni kalon lehtë Apoloninë në Vlorë
17 November, 2022 @23:05
Në palestrën sportive Flamurtari të Vlorës, Prizreni ka kaluar pa shumë telashe ekipin fierak, Apolonia, në kuadër të Ligës Unike, duke i mposhtur ata me 18 pikë dallim, 69-87.
Basketbollistët e drejtuar nga Arbnor Rifati kanë bërë dallimin që në fillim të ndeshjes, ndërsa më pas e kanë kontrolluar atë, derisa Rifati i dha mundësi të gjithë lojtarëve në dispozicion për të shijuar minuta në parket, për të arritur kështu lehtë te fitorja e dytë në kuadër të Ligës Unike.
Ivan Koljevic dhe Dachon Burke kanë qenë më të dalluarit te Prizreni në fitore sonte, ku malazezi shënoi 16 pikë, 6 asistime e 6 kërcime, ndërsa amerikani 22 pikë, 4 asistime e 5 kërcime në fitore.
Me këtë fitore, Prizreni bën bilancin 2-0 në kuadër të Ligës Unike, ndërsa Apolonia e nis me 0-1. Apolonia po debuton në Ligën Unike këtë stinor.