Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDËRPREHET GARA

Pezullohet Liga Unike për meshkuj!

Pezullohet Liga Unike për meshkuj!


18 November, 2022 @21:29

Klubet e basketbollit të Shqipërisë kanë dalë më të mëdha se Federata e atjeshme e basketbollit, derisa pas tërheqjes së Tiranës dhe Teutës nga garat është vlerësuar si i pamundur vazhdimi i garës në formatin e paraparë të Ligës Unike dhe kështu, Bordi Drejtues i Ligës Unike, të cilën e respektuan vetëm ekipet nga Kosova ka marrë vendim që të ndërprejë aktivitetin.

Mëposhtë,

Vendimi i plotë i Ligës Unike:

Bordi Drejtues i Ligës Unike sot më 18.11.2022 në Tiranë ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Ligës Unike për Meshkuj, ndërsa do të vazhdojë me zhvillimin e aktivitetit në konkurrencën e femrave.
Deri te ky vendim Bordi Drejtues i Ligës Unike ka ardhur pas takimit disa orësh me klubet shqiptare sot në Tiranë në prani edhe të dy presidentëve të Federatave themeluese të kësaj lige.
Për shkak të tërheqjes së dy ekipeve nga Shqipëria, Tiranës dhe Teutës është i pamundur vazhdimi i garës në formatin e paraparë, prandaj Bordi Drejtues i Ligës Unike ka marrë vendim pezullimin e garës dhe do të vlerësojë opsionet e ristrukturimit të saj.
Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit Drejtues të Ligës Unike,
Ilir Trebicka, kryetar.

Asnjë ekip nga Shqipëria nuk udhëtoi për Kosovë në këtë garë, ndërsa gjithçka vonoi këtë stinor, derisa u shtyen edhe ndeshjen nga Superliga e Kosovës vetëm e vetëm për t’iu përshtatur orarit të kësaj lige. Teuta kishte refuzuar edhe Superkupën Mbarëkombëtare.

Në anën tjetër, ekipet nga Kosova Peja e Prizreni udhëtuan këtë mesjavë për Shqipëri, fituan ndeshjet e tyre, 1-2 ditë para se gjithçka të marrë fund për këtë ligë - që si duket nuk arriti të mbijetonte as stinorin e tretë të saj.

E nisur me pompozitet të madh, me Ministra në nëshkrim me kryetarë Federatash dhe mysafir njeriun e parë të FIBA Evropës - Liga Unike e meshkujve me kaq, u pezullua.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike