Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS 1 JAVE

Turneu “Final 8” i Ligës Unike, fillon javën që vjen

Foto: ligaunike

Turneu “Final 8” i Ligës Unike, fillon javën që vjen


20 March, 2024 @13:21

Janë afruar ditët, ndërsa edhe ekipet do të duhet të bëhen gati me përpjekjet e tyre për fund triumfal të stinorit 2023/24. Liga Unike e cila kësaj radhe është vendosur që te meshkujt të luhet në formë turneu duke nisur nga çerekfinalja me katër ekipe kosovare e katër shqiptare, pritet të fillojë sot një javë.

“Ndeshjet do të zhvillohen në datat 27 deri më 31 mars në palestrën “Flamurtari” në Vlorë,” kishte shkruar njoftimi i Ligës Unike në fillim të këtij muaji.

Ndërsa skuadrat pjesëmarrëse në turneun “Final 8” të Ligës Unike 2023/24 janë: Peja, Prishtina, Trepça dhe Ylli nga Kosova, Besëlidhja, Kamza, Teuta dhe Tirana nga Shqipëria.

Liga Unike, një garë që u prit me entuziazëm në Kosovë, por jo edhe në Shqipëri, ngase ekipet e atjeshme u larguan nga garat në fillim të stinorit të kaluar për shkak të ankesave që kishin ndaj FSHB-së dhe kështu stinori i kaluar 2022/23 u anulua krejtësisht! 

Në stinorin e parë të saj 2020/21, Ylli triumfoi duke fituar Pejën në finale. Në stinorin e radhës 2021/22, ndodhi e kundërta kur Peja mposhti Yllin në finale. Ndërsa stinori 2022/23 nuk u zhvillua fare.

Të dhëna tjera nuk janë bërë të ditura as nga faqja zyrtare e Ligës Unike e as nga klubet pjesëmarrëse. Mbetet të shihet se si do të shortohen skuadrat në këtë garë.

Kujtojmë, Liga Unike fillimisht luhej në formë të ligës së rregullt me ndeshje kampionale, prej ku shkohej në playoff dhe fitohej titulli. Gjithashtu, ka pasur edhe trofeun e quajtur Superkupa Mbarëkombëtare.



LIGA UNIKE, FITUESIT SIPAS STINORIT:

STINORI 2020/21 Fitues: KB Ylli Finalist: KB Peja
STINORI 2021/22 Fitues: KB Peja Finalist: KB Ylli
STINORI 2022/23 --- ---
STINORI 2023/24 Fituesi: ? Finalisti: ?

 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike