Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA PROBLEME PËR YLLIN

Ylli pa problem mposht Tiranën, kalon në gjysmëfinale

Foto: FSHB

Ylli pa problem mposht Tiranën, kalon në gjysmëfinale


28 March, 2024 @0:03

Vetëm në çerekun e parë Tirana i ka rezistuar Yllit. Më pas, ndeshja ka marrë kahje tjetër, derisa Ylli me dominim të jashtëzakonshëm ka shënuar fitore të thellë për të siguruar gjysmëfinalen e Final 8 të Ligës Unike, duke fituar ndeshjen 56-92.

Bile, në çerekun e dytë dhe të tretë, Ylli ka ndalë Tiranën në 9 dhe 8 pikë, karshi 61 të shënuarave, për të treguar forcën e madhe të tyre karshi tiranasve.

Alonzo Verge ka shkëlqyer. Ai dha 27 pikë, bëri 9 asistime e 9 kërcime në fitore. 20 pikë i dha Vincent Cole në fitore të suharekasve.

Te Tirana Gerald Davis kreu lojën me 19 pikë, ndërsa Endrit Hysenagolli dha 10 pikë e bëri 12 kërcime në këtë duel.

Ylli në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike do të pres fituesin e duelit Peja-Teuta, që kuptohet nesër.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike