Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FILLON SOT

“Final 8” i Ligës Unike nis sot me 2 ndeshje - transmetohet në disa kanale

“Final 8” i Ligës Unike nis sot me 2 ndeshje - transmetohet në disa kanale


27 March, 2024 @14:30

Liga Unike që në stinorin e kaluar pësoi një goditje nën brez nga disa skuadra dhe më pastaj u këndell dhe me pajtimin e të gjithëve u formatua si turne tetë-ekipësh për dallim nga ajo që ishte planifikuar fillimisht si ligë, nis sot.

“Final 8” i garës nis me përballjet në palestrën “Flamurtari” të Vlorës ku do të luhen të gjitha duelet, ndërsa sot në çerekfinale të garës Trepça luan me Kamzën prej orës 16:00, ndërsa më pas, prej orës 19:00 Tirana pret Yllin.

Nesër, luhen dy çerekfinalet tjera, ku në 16:00 Peja luan ndaj Teutës, kurse Beëslidhja kundër Prishtinës në 19:00. Sipas njoftimit të faqes zyrtare të Ligës Unike ndeshjet e “Final 8” do të transmetohen në RTSH për Shqipëri dhe Kujtesa/ArtMotion për Kosovë. 


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike