Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E TRETA FINALE ME RADHË

Ylli vazhdon shkëlqimin, arrin finalen e tretë në Ligë Unike

Foto: LigaUnike/fb

Ylli vazhdon shkëlqimin, arrin finalen e tretë në Ligë Unike


29 March, 2024 @18:19

Me një fitore mjaft të thellë ndaj Pejës, Ylli ka arritur të sigurojë finalen e tretë në Ligën Unike në tre edicionet e organizuara të saj. Ekipi suharekas i drejtuar nga Petar Mijovic ka treguar cilësinë, veçanërisht në pjesë të dytë, për të fituar duelin me afro 30 pikë dallim.

Kujtojmë, dy finalet e dy edicioneve të para të zhvilluara të Ligës Unike, finalistë kanë qenë Ylli e Peja. Të parën e kishte fituar Ylli e të dytën Peja. Në të tretën, dy skuadrat u ndeshën në gjysmëfinale dhe kështu - Ylli shkoi tutje.

Takimin e parë gjysmëfinal në Ligën Unike e ka fituar skuadra e Yllit, që sot fitoi ndaj Pejës.

Takimin në fjalë suharekasit e fituan me rezultat 91-62.

Fatal për pejanët ishte veçanërisht çereku i fundit, që u mbyll 24-9 për Yllin dhe kështu ndeshja u mbyll me plot 29 pikë diferencë.

Me 34 pikë, 8 asistime 4 kërcime, i zakonshmi Alonzo Verge Jr. ishte më i dalluari te Ylli sonte, e te pejanët u veçua Justin Davis me double-dobule prej 19 pikëve e 11 kërcimeve.

Në finale Ylli e pret fituesin e duelit mes Trepçës dhe Prishtinës, duel që luhet sonte me fillim nga ora 19:00.

Ndeshja finale luhet ditën e diel.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike