Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME NJË MUNGESË NISIN TURNEUN

Vetëm Kwame Vaughn do t’i mungojë Pejës në Final 8

Foto: KBPeja/ fb

Vetëm Kwame Vaughn do t’i mungojë Pejës në Final 8


28 March, 2024 @13:45

Basketbollisti amerikan i ardhur në pjesë të dytë të stinorit te Peja, Kwame Vaughn, do të jetë mungesa e vetme e Pejës në kuadër të përballjeve të Ligës Unike për verdhezinjtë.

Njëherë fituesi i Ligës Unike, Peja, ka bërë të ditur mbrëmë se ekipit pos Vaughnit nuk do t’i mungojë askush tjetër në përballjet, ku kampioni aktual i Kosovës synon trofeun.

“Kwame Vaughn do të jetë mungesa e vetme e KB Pejës në Ligën Unike, me të gjithë basketbollistët tjerë që kanë lënë prapa lëndimet dhe do jenë në dispozicion të trajnerit Rami Hadar.” - ka shkruar njoftimi i KB Peja.

Peja në kuadër të çerekfinales së Ligës Unike luan ndaj Teutës në pasditen e sotme, ndërsa në rast të fitores aty do të luajë përballjen gjysmëfinale nesër pasdite ndaj Yllit.

Ekipi nga “Karagaçi” nuk ka bërë të ditur se për sa kohë do të mungojë Vaughn në ekip. Ky i fundit këtë stinor në Superligë po luan me mesatare prej 12.2 pikëve për ndeshje, 5 asistimeve dhe 2.6 kërcimeve.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike