Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E DITËS

Sot përcaktohen dy gjysmëfinalistët e fundit në Ligën Unike

Sot përcaktohen dy gjysmëfinalistët e fundit në Ligën Unike


28 March, 2024 @11:54

Pas fitoreve të thella të ekipeve kosovare dje në kuadër të çerekfinaleve të Final 8 të Ligës Unike, e njëjta pritet edhe sot. Dy përballjet tjera çerekfinale luhen me fillim prej orës 16:00 dhe orës 19:00, ndërsa Peja ndeshet me Teutën, kurse Besëlidhja me Prishtinën.

Fituesit e këtyre përballjeve do të sigurojnë biletën për gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike, ndeshje këto të cilat do të luhen të premten pasdite (nesër, 29 mars).

Dje, Trepça dhe Ylli në përballjet e tyre “demoluan” Kamzën dhe Tiranën për të treguar dallimin e madh në përbërje të ekipeve nga Kosova prej atyre nga Shqipëria.

Përndryshe, fituesi i duelit Peja-Teuta ndeshet me Yllin në gjysmëfinalen e nesërme, ndërsa fituesi i duelit Besëlidhja-Prishtina ndeshet me Trepçën në gjysmëfinale të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike