Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITA E FINALES

Finalja e Ligës Unike, sonte: Ylli-Trepça

Finalja e Ligës Unike, sonte: Ylli-Trepça


31 March, 2024 @12:23

Skuadra e Yllit që është për të tretën herë radhazi në finale të Ligës Unike është duke e kërkuar trofeun e dytë të kësaj gare, që për herë të parë po mbahet në formë turneu.

Në anën tjetër, Trepça ka siguruar për herë të parë finalen e Ligës Unike dhe me formën që ka kapur, do të kërkojë të rrëmbejë edhe këtë titull që i mungon në vitrinat e klubit.

Ylli-Trepça është finalja e Final 8 të Ligës Unike që nisi më 27 mars në Vlorë të Shqipërisë, ndërsa dy skudrat në fjalë arritën të kalojnë pengesat e tyre rrugës për të arritur në ditën e fundit të turneut dhe për të luftuar për titull.

Ndeshja nis në ora 19:00 në “Flamurtari” të Vlorës, ndërsa me triumfin e njërës palë do shpallet edhe MVP i Final 8 të Ligës Unike.

Kujtojmë, Liga Unike në dy edicionet e saja të kaluara ka pasur edhe ndeshjen për vend të tretë, por kësaj radhe Prishtina u tëroq nga garat pas mosarritjes së finales - dhe “nuk e pa të arsyeshme lojën për vend të tretë” - që teorikisht duhet t’i takojë me sot, pa lojë, Pejës.



FITUESIT:

2020/21 ◼ KB Ylli
2021/22 ◼ KB Peja
2022/23 ◼ Nuk u zhvillua
2023/24 ◼ ___________.

 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike