Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E FINAL FOUR TË LIGËS UNIKE

Prishtina bindshëm në finale ndaj Bashkimit, fiton Ligën Unike

Foto: KBFPrishtina/ fb

Prishtina bindshëm në finale ndaj Bashkimit, fiton Ligën Unike


3 April, 2024 @0:29

Skuadra e KBF Prishtinës me një paraqitje tepër të mirë në çerekët çift të ndeshjes finale të Ligës Unike ndaj KBF Bashkimit ka shënuar fitore të thellë për të ngritur trofeun në fund.

Finalja e Final Fourit të Ligës Unike u zhvillua në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” ndërsa ekipi prishtinas i drejtuar nga Lorik Kllokoqi ka arritur që të shtojë epërsinë në secilin çerek të lojës për të fituar me 49-82!

Basketbollistet e huaja të Prishtinës kanë shkëlqyer në finale dhe kanë bërë dallimin aty, ndërsa Asianae Johnson dha 27 pikë, 5 asistime e 10 kërcime në fitore. Pos saj, ka qenë Jacqueline Luna Castro që dha 21 pikë, 2 asistime e 10 kërcime si dhe Jade ëilliams që shënoi 13 pikë, bashkë me 1 asistim e 7 kërcime.

Sikurse te KBF Prishtina, ashtu edhe te KBF Bashkimi lojtret më të dalluara ishin të huajat, por te prizrenaset ishin vetëm dy, prej nga edhe rodhi dallimi. Sarah Mgbeike dha 22 pikë e 6 kërcime, ndërsa Adrienne Goldbold shënoi 11 pikë, 1 asistim e 10 kërcime në finale.

Medaljet e arta dhe të argjendta i kanë ndarë Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHB-së, Franko Bushati.
Çmimin MVP i ka takuar Asianae Johnson që e mbylli ndeshjen me 27 pikë e dhjetë kërcime, çmim që u nda nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Klodeta Krasniqi, Shefe e Kabinetit të Ministrit Hajrulla Çeku.
Në fund trofeun e kampionit kapitenes Elektra Zykaj ia dorëzoi Arben Fetahu, Kryetar i FBK-së dhe Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përndryshe, pozitën e tretë në Ligën Unike këtë stinor e fitoi KBF Tirana, që në duel për këtë vend e fitoi Penzën pejane me rezultat 78-59, ku gjithashtu lojtare më e dalluar ka qenë e huaja, Sabrina Mola Sosa me 17 pikë, 1 asistim e 15 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike