Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA PLAYOFFIT, NJË I HUAJ MË PAK TE KB PEJA

Sadio Doucouré largohet nga KB Peja

Foto: KBPeja/ fb

Sadio Doucouré largohet nga KB Peja


4 April, 2024 @15:30

Kur kanë mbetur edhe disa ditë deri në fillim të playoffit, menjëherë pas ndeshjes së fundit të stinorit të rregullt, Peja ka mbetur pa alo-qendrën franceze Sadio Doucouré.

Sipas njoftimit të ekipit verdhezi, Doucouré ka kërkuar vetë që të largohet, ndërsa klubi ka aprovuar kërkesën e tij.

“Thank you Sadio! Pas kërkesës personale të basketbollistit dhe aprovimit nga klubi, kemi ndarë rrugët me Sadio Doucouré për pjesën e mbetur të sezonit. KB Peja i uron gjithë të mirat dhe suksese në etapat tjera të karrierës Sadio Doucourés, duke e falënderuar për kontributin e dhënë.” — ka shkruar KB Peja në njoftimin e lëshuar sot.

Mbrëmë, me fitore ndaj Bashkimit në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Peja ka siguruar pjesëmarrjen direkt në gjysmëfinale të playoffit të Superligës, që do të thotë se do të pushojë gjatë ndeshjeve çerekfinale, ndërsa do të pret fituesin e përballjes Prishtina-Vëllaznimi.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike