Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇMIMORJA DHE BILETAT

Superkupa: Biletat për çerekfinale, prej 3 deri në 12 euro

Superkupa: Biletat për çerekfinale, prej 3 deri në 12 euro


6 September, 2024 @15:26

Nesër pasdite nis edhe zyrtarisht me ndeshje çerekfinale Superkupa e Kosovës në basketboll, që i paraprin fillimit të stinorit të ri në basketboll, ndërsa njëra nga ekipet e Superligës do të fillojë stinorin e ri me trofe.

KB Bashkimi si organizator i Superkupës për këtë vit, ka publikuar sot biletat për përballjet çerekfinale prej të cilave dy zhvillohen nesër (të shtunën) dhe dy të tjera (të dielën). Superkupa e Kosovës mbahet prej 7 deri më 11 shtator, kur edhe luhet finalja e garës.

Biletat, siç është bërë e ditur, do të shiten para palestrës “Sezai Surroi” prej orës 15:00 ndërsa ajo për tribunë do të kushtojë 3 euro, ndërsa ato VIP shkojnë në 12 euro.

Për më tepër, ky është njoftimi i plotë i lëshuar nga KB Bashkimi lidhur me biletat dhe informacionet themelore për publikun që do të dëshirojë t’i ndjek ndeshjet:

BILETAT NESËR NË SHITJE PËR DITËN E PARË!
- Biletat për secilën ndeshje do të shiten veçmas.
- Bileta për një ndeshje nuk do të vlejë për ndeshjet e tjera të së njëjtës ditë.
- Biletat do të jenë të disponueshme pranë palestrës “Sezai Surroi” nga ora 15:00.
-Biletat Tribunë do të kushtojnë 3 euro.
- Biletat VIP do të jenë të dallueshme me ngjyrë të veçantë dhe kushtojnë 12 euro.
Të gjithë tifozët do të kalojnë një kontroll në hyrje të palestrës. Nëse ndonjë person tenton të hyjë me objekte të ndaluara, do të përballen me masa të ashpra.
  - Shkrepësave
  - Pijeve dhe shisheve plastike
  - Mjeteve shpërthyese
  - Mjeteve të tjera të forta
- Ejani më herët për të shmangur tollovitë dhe për të siguruar një hyrje të qetë.

Përndryshe orari i ndeshjeve çerekfinale është ky:

E SHTUNË, 7 SHTATOR:

17:00 Trepça-Bora,
20:00 Prishtina-Vëllaznimi.

E DIEL, 8 SHTATOR:

17:00 Peja-Prizreni,
20:00 Ylli-Bashkimi.

Fituesit e përballjeve çerekfinale, takohen në gjysmëfinale të garës. Turneu organizohet në “Sezai Surroi” të Prizrenit, ndërsa ndeshjet luhen prej datës 7 deri më 11 shtator, kur edhe është paraparë të luhet finalja, ku njëra nga skuadrat do t’ia nis stinorit me trofe.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga