Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET NË PRIZREN!

Prizreni rikthen Wayne Arnoldin në ekip

Prizreni rikthen Wayne Arnoldin në ekip


30 August, 2024 @11:52

Basketbollisti amerikan i njohur për publikun prizrenas, është zyrtarizuar nga KB Prizreni si lojtar i ri i ekipit - që shënon rikthimin në ekipin e tij ku kaloi një stinor të suksesshëm individualisht. Wayne Arnold pas një aventure në stinorin e kaluar në Spanjë e Kroaci, rikthehet në Kosovë.

Në stinorin e kaluar, Arnold 25 vjeç ka qenë pjesë e ekipit të ligës së tretë spanjolle Algeciras ku ka pasur mesatare prej 6.1 pikësh për ndeshje, me 0.6 asistime e 1.8 kërcime, ndërsa ka luajtur edhe për Dubravën kroate ku ka regjistruar 11.2 pikë mesatarisht me 1.4 asistime e 3.4 kërcime për ndeshje.

Wayne Arnold @ Prizreni

Ai ka qenë pjesë e Prizrenit dy stinorë më parë, ku ka luajtur me 16.8 pikë për ndeshje, 1.5 asistime e 3.8 kërcime, ndërsa saktësinë për tre pikë e ka mbi 32%. Prizreni e ka njoftuar rikthimin e tij si rikthim i mjeshtrit të tresheve.

“Rikthehet snajperisti amerikan. Wayne Arnold, mjeshtri i tresheve rikthehet në KB Prizreni. Super edicion po na pret,” ka shkruar njoftimi i klubit bardhezi nga Prizreni, që në dy stinorët e fundit luftoi përmes playoutit për të siguruar mbijetesën në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga