Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET TE YLLI

Malcolm Armstead rikthehet te Ylli

Malcolm Armstead rikthehet te Ylli


16 August, 2024 @15:27

Reprezentuesi i Kosovës, Malcolm Armstead, që në Kosovë luan si lojtar vendor është rikthyer te Ylli. Ekipi suharekas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin që luan si organizator, ndërsa përvoja e tij pritet t’i ndihmojë skuadrës që po mëton të arrijë së paku finalen e playoffit të Superligës, sikurse në stinorin e kaluar.

Përndryshe Armstead në stinorin e kaluar ka luajtur për Pejën dhe për Prishtinën. Basketbollsti në fjalë njihet për qetësinë e tij në lojë dhe organizimin e shkëlqyer, ndërsa te Peja ka pasur mesatare prej 26.9 minutave për ndeshje me 4.6 asistime e 2.4 kërcime për lojë, ndërsa te Prishtina ka luajtur me mesatare edhe më të madhe, duke pasur 35.2 minuta për lojë, me 11.7 pikë, 4 asistime e 3.5 kërcime për ndeshje.

Malcolm Armstead @ Ylli

Ylli ditë më parë ka bërë të ditur se ekipin në stinornin 2024/25 në Superligë do ta drejtojë trajneri amerikan Casey Owens, ndërsa i ka vazhduar kontratën kapitenit Gëzim Morina edhe për katër vjet tjera. Gjithashtu, Ylli bëri të ditur se ka nënshkruar edhe për dy stinorë me pejanin Arian Qallaku.

Armstead ka qenë pjesë e Yllit në stinorin 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga