Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKASIT EMËROJNË KRYTRAJNERIN

John Casey Owens - trajner i ri i Yllit

John Casey Owens - trajner i ri i Yllit


16 August, 2024 @11:53

Kampioni i dyfishtë i Kosovës në basketboll, KB Ylli, ka bërë të ditur se ka angazhuar trajnerin amerikan John Casey Owens për të drejtuar skuadrën për këtë stinor në Superligë të Kosovës.

Casey Oëens ka punuar kryesisht në SHBA, ndërsa momentet më të ndritshme i ka kaluar si ndihmës i Los Angeles Lakers ku ka punuar përgjatë viteve 2016-2018.

John Casey Owens @ Ylli

“Kemi arritur marrëveshje me trajnerin amerikan, John Casey Owens, i cili vjen me një përvojë si trajner në G-League, asistent në NBA në ekipin LA Lakers, si dhe së fundmi udhëhoqi ekipin Kazma SC në Kuvajt. Ai do të na udhëheq në drejtimin e fitoreve të reja. Le të fillojmë këtë aventurë të re dhe të mbushur me energji!” - ka shkruar KB Ylli në njoftim.

Përndryshe 53 vjeçari ka nënshkruar kontratë njësezonale me ekipin suharekas, që këtë vit pretendon “fillime të reja” siç ka shkruar klubi në njoftim. Në stinorin e kaluar, Ylli në pjesën e dytë të stinorit u drejtua nga Petar Mijovic dhe përmes shpërthimit të lojtarit Alonzo Verge Jr në playoff, ekipi ka arritur deri në finale të playoffit dhe e shtyu atë deri në ndeshjen e fundit, ku më pas u mposht nga Trepça 3-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga