Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBETET PLIS

Muhamedali Janjeva vazhdon me Prishtinën

Muhamedali Janjeva vazhdon me Prishtinën


14 August, 2024 @21:07

Djaloshi kryeqytetas, Muhamedali Janjeva, ka vazhduar bashkëpunimin me klubin bardhekaltër, që ka filluar t’i radhis lojtarët vendorë të ekipit. Janjeva ka vazhduar kontratën ka shkruar KB Prishtina sot pasdite, ndërsa ky i fundit në stinorin e kaluar ka luajtur me mesatare prej 6.3 pikëve, 1.5 asistimi dhe 3.9 kërcimesh për ndeshje në stinorin e kaluar.

Janjeva te Prishtina pritet të bart barën kryesore të skuadrës, derisa ai ka luajtur thuajse tërë karrierën aty, pos një stinori kur kaloi në radhët e KB Prizrenit. Prishtina që do të drejtohet nga Murat Bilge këtë stinor, pritet të kërkojë titullin kampion, gjë për të cilën bardhekaltërit janë duke vuajtur që prej stinorit 2018/19!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga