Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASKETBOLLIST ME STATISTIKA TË DALLUARA

Jalen Moore - Prishtina zyrtarizon asistuesin e dalluar të NCAA

Fotot: KBPrishtina/ fb

Jalen Moore - Prishtina zyrtarizon asistuesin e dalluar të NCAA


12 August, 2024 @12:15

Basketbollisti amerikan, Jalen Moore, është lojtar i ri i Prishtinës, pasi që bardhekaltërit zyrtarizuan sot ardhjen e re në ekip që do të punojë nën drejtimin e turkut Murat Bilge.

Moore, që sipas Prishtinës ka qenë asistuesi më i mirë për dy vjet në NCAA me mesatare prej 7.6 dhe 5.5 asistimesh për stinorët 2021/22 dhe 2022/23, së fundi figuron që ka qenë pjesë e ekipeve islandeze Haukar dhe Hamar. Te njëra ka luajtur gjashtë te tjetra katër ndeshje përgjatë stinorit të kaluar, ndërsa mesataren e ka të lartë të pikëve prej mbi 27 pikë për ndeshje.

Prishtina me sot i bashkohet skuadrave tjera të Superligës si Trepça, Bashkimi e Peja që radhazi kanë publikuar përforcimet për stinorin 2024/25 herët, ndërsa po bëhen gati për një stinor që pritet të jetë mjaft interesant dhe pa favorit të theksuar në Superligë.

Në stinorin e kaluar Prishtina arriti deri në gjysmëfinale të playoffit. Rekord-kampionia e Kosovës në basketboll nuk ka fituar titullin kampion që prej periudhës para-pandemike covid-19, kur në stinorin 2018/19 mposhtën Rahovecin në finale të playoffit 3-1 dhe fituan titullin kampion. Kjo është periudha më e gjatë kohore që Prishtina nuk ka fituar titull kampioni në histori të basketbollit të pavarur të Kosovës, pesë stinorë, katër të fundit dhe një e hudhur poshtë për shkak të pandemis.ë


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga