Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË 4 SHKON NUMRI I TË HUAJVE TE PEJA

Peja nuk ka të ndalur, Jacquez Yow transfer i ri në ekip

Peja nuk ka të ndalur, Jacquez Yow transfer i ri në ekip


10 August, 2024 @18:23

Edhe një basketbollist cilësor në dukje, ndërsa Peja ka bërë të ditur të huajin e radhës në ekipin e saj për stinorin e ri të Superligës.

Ish-kampionja e Kosovës ka zyrtarizuar amerikanin Jacquez Yow që ka qenë pjesë e ekipeve nga NCAA1 dhe NCAA2 të SHBA-ve, ku lojtari 198 centimetra i gjatë që luan në pozitat e krahut, do të jetë forcë shtesë në taborin e pejanëve.

Rami Hadar kështu tash ka shtuar numrin e të huajve në ekip, në katër pasi që në tre ditët e fundit ka publikuar përforcime e vazhdime të kontratave të lojtarëve, për tu bërë sa më herët e sa më mirë gati për stinorin në ardhje.

Sa i përket Yowit, ai në stinorin e kaluar te ekipi Limestone ka luajtur mesatarisht 29.5 minuta për ndeshje, duke shënuar 16.2 pikë për lojë, 3 asistime dhe 7.4 kërcime.

Gjithashtu, edhe pse nuk shuton shpesh për tre pikë, ai ka një përqindje të lartë të saktësisë për tre pikë, që shkon në 39.1%.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga