Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDORI I PARË I ZYRTARIZUAR TE KRYEQYTETASIT

Jon Ismajli - rikthehet te Prishtina

Jon Ismajli - rikthehet te Prishtina


13 August, 2024 @17:56

Basketbollisti i ri, 193 centimetra i gjatë, Jon Ismajli është rikthyer te Prishtina për stinorin 2024/25 të garave në Superligë, pas një aventure evropiane që e kishte.

Jon Ismajli @ Kosova

Ismajli që në dhjetor do të mbushë të 19-tat, luan në pozitat 1-2 ndërsa është edhe reprezentues i Kosovës në basketboll. Ai ka qenë pjesë e Prishtinës përgjatë edicionin 2021/22, kurse së fundi ka luajtur për GBA Lions në Çeki.

Jon Ismajli @ Prishtina

Aty ai ka luajtur për ekipin senior disa ndeshje, ndërsa më shpesh ka qenë pjesë e ekipit U-19. Te seniorët ka pasur 3 paraqitje gjatë stinorit të kaluar duke luajtur mesatarisht 16 minuta për ndeshje me 6.8 pikë të shënuara, 3.7 asistime dhe 4 kërcime për lojë. Kurse, te ekipi U-19 i GBA Lions ka pasur 21.6 minuta për ndeshje mesatarisht, duke shënuar 8.7 pikë, 2.2 asistime dhe 5.3 kërcime për lojë, në ligën përkatëse ku ka luajtur 18 ndeshje në total. Ai më parë ka djersitur edhe fanellën e ekipit tjetër prishtinas, KB Bora.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga