Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIGERIANI NË GJAKOVË!

Jason Jitoboh - qendra e re e Vëllaznimit

Jason Jitoboh - qendra e re e Vëllaznimit


13 August, 2024 @18:52

Skuadra e Vëllaznimit ka njoftuar pak më parë për ardhjen e basketbollistit nigerian në ekip, Jason Jitoboh. Qendra 23 vjeçare që ka kaluar 5 stinorët e kaluar te ekipet e NCAA Florida Gators dhe Tennessee State Tigers do të bëj debutimin tejoqeanik në ekipin gjakovar.

Jitoboh që është 210 centimetra i gjatë dhe luan në pozitë të qendrës, në stinorin e kaluar në Tennessee ka luajtur 25 ndeshje me mesatare prej 23.7 minutash për lojë, duke shënuar 9.5 pikë, 1 asistim dhe 5.1 kërcime për ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga