Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONKURSI 1 JAVË, SUPERKUPA NË MË PAK SE 1 MUAJ

Superkupa e Kosovës 7-11 shtator 2024, hapet konkursi për organizator

Superkupa e Kosovës 7-11 shtator 2024, hapet konkursi për organizator


14 August, 2024 @12:31

FBK përmes një njoftimi të lëshuar sot ka bërë të ditur se ka hapur konkursin për të organizuar Superkupën e Kosovës në basketboll.

Në turneun e Superkupës, që i paraprin fillimit të stinorit të ri basketbollistik, marrin pjesë tetë skuadrat e Superligës, ndërsa FBK ka bërë të ditur se Superkupa për këtë vit do të mbahet prej 7 deri më 11 shtator kur edhe do të luhet finalja dhe njëra nga skuadrat do t’ia nis me trofe stinorit të ri.

Konkurrimi për organizimin e Superkupës është i hapur deri më 21 gusht në ora 17:00 ka bërë të ditur FBK-ja, ndërsa nëse do të plotësohen të gjitha kushtet e kërkuara nga disa kandidatë, atëherë kriteri financiar do të jetë prevalent në vendimmarrje.

Kushtet që FBK kërkon nga kandidatët të plotësojnë për organizimin e Superkupës së Kosovës 2024 janë:

⦿ të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së (apo marrëveshjen për shlyerjen e obligimeve ndaj FBK-së të nënshkruar);

⦿ të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s, Propozicioneve dhe Rregullores së Garave të FBK-së, si dhe akteve tjera normative të FBK-së;

⦿ të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK;

⦿ të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Superkupës;

⦿ t’i përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Superkupës Kosovës për marketing në palestër dhe në transmetime televizive;

⦿ të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e Superkupës;

⦿ t’i përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Superkupës;

⦿ të nënshkruaj kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.

Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent (kryerja e obligimeve ndaj FBK-së).

Konkursi mbetet i hapur deri me datë 21.08.2024, në ora 17:00.

Aplikimet për organizimin e Superkupës së Kosovës për Meshkuj 2024 duhet të dërgohen në email adresën: [email protected].


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga